18:17 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Një djalosh i ri i bashkohet Prishtinës në stërvitje, me siguri e njihni

Prishtina po vazhdon përgatitjet parasezonale në Turqi. Befasi është që me grupin u bashkua edhe një futbollist i ri.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Visar Musliun. Ai është aktualisht edhe pjesë e Kombëtares së Maqedonisë.

Klubi nuk ka dhënë detaje rreth afrimit të futbollistit në skuadër. Megjithatë, emri i tij është në listë dhe ai po ushtron me ekipin.