75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / Gj Sh

Një ëndërr u shua, por tjetra vazhdon për Kosovën, synimi Kampionati Evropian

Mbrëmë u shua një ëndërr për Kosovën, ajo e kualifikimit në Kampionatin Botëror.

”Dardanët” ishin një hap larg historisë, por në finale të play-offit, pësuan humbje 1-0 nga Turqia, shkruan IndeksOnline.

Kosova tashmë synimi do ta ketë kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2028, ku do të bashkëorganizohet nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda.

Shorti për kulifikueset e Evropianit ende nuk është bërë i ditur, pasi fillimisht do të përfundoj sezoni tjetër i Nations League, ku Kosova tashmë i di kundërshtarët, dhe ka një mundësi për kualifikim.

Kosova ndodhet në Grupin 3 të Ligës B, ku kundërshtarët e saj janë, Austria, Izraeli dhe Irlanda.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve zhvillohen nga muaji shtator, deri në muajin nëntor./IndeksOnline/