20:33 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Një femër e vdekur, një në gjendje të rëndë, kjo është lutja e Gani Dreshajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka reaguar lidhur me aksidentin që ndodhi ditë më parë në Rrugën B, në kryeqytet, e që për pasojë një femër vdiq e një tjetër vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Dreshaj, tragjedi të tilla fatkeqsisht janë bërë të shpeshta dhe duhet të gjindet një mekanizëm për t’i thënë STOP.

Dreshaj nga ana e tij ka bërë lutje për shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe syqelë.

Ai poashtu ka kërkuar nga policia e e gjyqësia që të jenë më të rreptë në vendimet e tyre, përndryshe kështu vetëm sa po simuloni tragjeditë në rrugët e Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë:

Dje u varros një grua, një nënë e djalit 3 vjeçar, ndërsa vajza fqinje nga Vrella, Florjeta, po lufton për jetë nga goditja që morën të hënën në Prishtinë.

Tragjedi të tilla fatkeqsisht janë bërë të shpeshta dhe duhet të gjindet një mekanizëm për t’i thënë STOP.

Lus të gjithë shoferët në komunikacion që të jenë të kujdesshëm e syqelë, të respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos vozisin shpejt, të mënjanojnë përdorimin e telefonit sepse jeta e njeriut ka më shumë vlerë se gjithçka tjetër.

Poashtu, kërkoj nga policia e gjyqësia që të jenë më të rreptë në vendimet e tyre, përndryshe kështu vetëm sa po simuloni tragjeditë në rrugët e Kosovës.

Mos kërkoni falje kur me vetëdije po merrni një jetë, po shkatërroni një familje.

Lutem që gjendja e Florjetës të përmirësohet dhe më në fund të vetëdijësoheni sepse po bëhet fjalë pë jetërat e motrave, vllezërve e prindërve tanë.

G.D