12:27 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një fëmër, viktimë e dhunimit, në Klinë

Një grua në Klinë raportohet të ketë qenë viktimë e dhunimit.

Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 09:00, është arrestuar i dyshuari i cili duke shantazhuar viktimën e kishte dhunuar atë seksualisht.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.