10:16 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / k.v

Një femër sulmon policinë në detyrë, refuzon ti bëhet alkotesti

Policia ka ndaluar një veturë te Rrethi i Çagllavicës ku ngasësi i veturës ka qenë në ndikim të alkoolit.

Në vendngjarje,  e dyshuara femër kosovare ka sulmuar njërin nga zyrtarët duke e goditur në dorë dhe duke ja hedhur telefonin në tokë.

Është tentuar që ti bëhet alkotesti të dyshuarës mirëpo e njëjta ka refuzuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/