18:07 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Një femër vetëvritet në fshatin Cermjan të Gjakovës

Policia e Kosovës ka konfimuar për Indeksonline se sot rreth orës 10:30, në fshatin Cermjan ka ndodhur një vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka konfirmuar se 48 vjeçaren familjarët e saj e kanë dërguar në spital

“Spitali rajonal i Gjakovës ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila menjëherë i është përgjigjur thirrjes”, theksoi Xhurkaj

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete me urdhër të prokurimit është dërguar ne obduksion.  Rasti është cilësuar si hetim vdekje.