11:54 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / k.v

Një fëmijë lëndohet rëndë derisa po luante në këndin e lodrave në Prizren

Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa po luante në këndin e lodrave të një restoranti në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, fëmija është lënduar aksidentalisht dhe menjëherë është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin e regjistruar të dielën në orën 18 e 10 minuta./IndeksOnline/