22:18 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Një femre i vidhet kuleta nga duart në Prishtinë, policia jep detaje

Një plaçkitje ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të një bankomati në Prishtinë.

Indeksonline ka sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku hajduti po plaçkiste një grua, ndërsa Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje në Prishtinë, pas ankesës nga një femër, e cila deklaroi se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një i panjohur i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka ndaluar personin e dyshuar F.B. mashkull/kosovar, i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar procedurë e rregullt. /Indeksonline