17:50 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / MSH

“Një Filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është kandidatura e Shqipërisë për Oscars 2023

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” i regjisorit Gentian Koçi, bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Portugalisë dhe Greqisë, do të jetë kandidatura zyrtare e Shqipërisë në edicionin e 95-të të OSCARS.

Ky film i cili do ta përfaqësojë Shqipërinë në Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS), ka për producent Gentian Koçin, Blerina Hankollarin dhe bashkëproducent nga Kosova, Liridon Cahanin.

 “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.