08:39 / E Premte, 24 Maj 2024 / L K

Një foshnje në spitalin e Istogut sillet pa shenja jete, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKMF e Istogut është sjellur një foshnjë pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.

“Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.