19:18 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Një furrë në Milloshevë të Obiliqit përfshihet nga zjarri

Një furrë buke është përfshirë nga zjarri në Milloshevë të Obiliqit. Përveç dëmeve materiale asnjë person nuk ka mbetur i lënduar si pasojë e zjarrit.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (furrë), në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Nuk ka persona të lënduar”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe zjarri është lokalizuar.

“Për detaje rreth rastit do të njoftoheni nga njësitet kompetente pasi të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.