12:50 / E Diele, 18 Qershor 2023 / Gj. Sh

Një fushë e futbollit në Kosovë shëndrrohet në liqen (VIDEO)

Kosova ditët e fundit është përballur me reshje të mëdha të shiut.

Kjo ka bërë që në shumë qytete të ketë vërshime të mëdha, shkruan IndeksOnline.

Rajoni i Prishtinës ishte më i goditur në Kosovë.

Reshjet e mëdha kanë shkaktuar dëme te ndryshme, e njëra nga to është edhe fusha e futbollit në Barilevë, e cila është shëndrruar në një liqen.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga fusha e futbollit në Barilevë, ku e cila është mbuluar nga uji dhe momentalisht nuk plotëson kushtet për ndeshje futbolli.

Në këtë fushë, luan FC Barlieva, e cila bën gara në Ligën e Tretë të Kosovës, Grupi A./IndeksOnline/