23:07 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Një gjerman i siguron Belgjikës kualifikimin në EURO 2024

Belgjika ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, i cili do të mbahet në Gjermani.

Nën drejtimin e Domenico Tedesco, Belgjika sonte ka mposhtur Austrinë në udhëtim me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Dodi Lukebakio i dha epërsi të dyfishtë Belgjikës me golat e tij të shënuar në minutat 12 dhe 55.

Golin e sigurisë e shënoi sulmuesi i Romës, Remelu Lukaku, në minutën e 58-të.

Në vazhdim, Austria shënoi dy gola por që nuk ishin të mjafueshëm për të marr ndonjë rezultat pozitiv nga ky takim.

Konrad Laimr dhe Narcel Sabitzer shënuan për austriakët.

Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë ndeshje për Belgjikën nga këto kualifikues, dhe renditet e para në Grupin F me 16 pikë, duke siguruar biletën për Berlin.

Austria nga ana tjetër renditet në vendin e dytë me 13 pikë, e njekur nga Suedia me 6, Azerbejxhani me 4 dhe Estonia është e fundit me 1 pikë./IndeksOnline/