15:54 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Një gjiro me piloten joshëse, moderatoren Ilda Bejleri

Moderatorja e njohur e sportit Ilda Bejleri vazhdimisht ‘fokusohet’ nga mediat rozë në secilën paraqitje të saj, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi Ilda kujdeset që në çdo paraqitje e saj të jetë në perfeksion andaj moderatorja pëlqehet shumë edhe nga publiku.

Së fundmi ajo ka publikuar fotografi ku shihet si pilote në një helikopter dhe bukuroshja duket se e ka shijuar më së miri pamjen nga lart.

Ajo ka vëmendjen e fansave të saj të cilët e ndjekin hap pas hapi.

Këtë mundësi u’a ka ofruar vetë Ilda e cila në llogarinë e saj në Instagram numëron qindra mijëra ndjekës. /Indeksonline/