23:37 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Një grua dëmshpërblehet me 37 milionë dollarë pasi u paralizua nga rripi i sigurisë

Një juri në Teksas i dha mëse 37 milionë dollarë dëmshpërblim një gruaje e cila paditi prodhuesin Japonez të makinave Honda pasi u paralizua në një aksident në 2015.

Gruaja quhet Sarah Milburn dhe paditi prodhuesin për dizajnin e rripit të sigurisë. Ajo u përfshi në një aksident me një makinë Uber e cila kaloi semaforin e kuq dhe u përball nga një kamion në Dallas.

Avokati i Milburn tha se rripat e sigurimit të Honda Odyssey nuk ishin dizajnuar siç duhet çfarë çuan edhe në aksidentin tragjik të saj.

Përplasja i dëmtoi shtyllën kurrizore 27 vjeçares duke e lënë të paralizuar.

Një zëdhënës i Honda tha se do të apelonte çështjen. Honda shprehej se nuk i detyrohej asgjë Sarah Milburn sepse rripat e sigurimit të Odyssey ishin brenda standardeve federale të sigurisë.

Avokati i Milburn tha se rripat e sigurisë të ajo ishte ulur në minivan kishin një sistem të dyfishtë i panjohur dhe i vështirë për tu përdorur nga shumë njerëz.