20:57 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Një grua e moshuar bie nga një ndërtesë në Prishtinë, dërgohet për në QKUK

Një grua e moshuar ka rënë nga një ndërtesë rreth orës 19:00. Sipas policisë e njëjta është dërguar  për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur saktësisht në lagjen Mati 1 në Prishtinë, e në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë arritur ekipet emergjent të policisë dhe ambulancës.

“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se një person, (femër e moshuar) ka dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”). Pos, policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, ka deklaruar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Njashtu është theksuar se policia po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe me rrethanat se si ka ndodhur rasti./Indeksonline/