10:59 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Një grua kineze diagnostikohet përsëri me koronavirus pas shërimit

Autoritetet shëndetësore në qytetin Jingzhou, i cili shtrihet në provincën qendrore kineze, Hubei, kanë njoftuar se një grua ka dalë përsëri pozitive për koronavirusi pasi ishte shëruar nga sëmundja.

Gruaja 68-vjeçare, e cila kishte dalë pozitive për koronavirus më 8 shkurt por ishte shëruar disa muaj më vonë, u diagnostikua përsëri me këtë sëmundje më 9 gusht, njoftuan zyrtarët.


Ajo tashmë ndodhet në karantinë dhe është duke e marrë trajtimin e nevojshëm. Njerëzit që kanë pasur kontakte me të kanë dalë negativë në test, thuhet në deklaratë.

Autoritetet thanë se nuk ka dëshmi që personat e infektuar për herë të dytë paraqesin rrezik të përhapjes së virusit.