14:25 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / B O

Një grua nxjerr posterin në ballkon: As nuk ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni

Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante dhe goditëse për të njoftuar të afërmit e saj se gjatë periudhës sa zgjat pandemia COVID-19 nuk pret asnjë njeri në shtëpi dhe nuk do shkojë askund si mysafire.

Ajo ka varur një poster të madh në ballkonin e shtëpisë së saj ku shkruan: “Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë. Maskë, distancë, higjienë”, shkruan klan.al.

Turqia si shumë vende të tjera po përballet me numër të madh të të prekurve me COVID-19.

Deri më tash, ka regjistruar mbi gjysmë milioni të prekur dhe mbi 13.000 të vdekur si pasojë e COVID-19.