08:32 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një grua tentoi të hidhej nga ura e Ibrit, policia e shpëton atë

Një grua e moshës afro 40- vjeçare ka tentuar mbrëmë të bënte vetëvrasje, duke tentuar të hidhej nga ura e Ibrit, por ishin pikërisht pjesëtarët e policisë që kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta ndalonin veprimin e saj.

Ndryshe sipas informacioneve të para thuhet se gruaja në fjalë i takon komunitetit  serb dhe ajo pasi tentoi ta vriste veten është shoqëruar për në stacion policor, transmeton Indeksonline.

Tashmë në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga momenti kur policia arrin ta shpëtojë gruan./Indeksonline/