20:30 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një gruaje në Rusi i prihen pjesët e trupit, dy kanibalë ushqehen me mëlçinë e saj +18

Pamje të tmerrshme janë publikuar së fundi, ku tregojnë mëlçinë e një gruaje të cilat zihen me patate në nj tigan pasi ajo dyshohet se u vra nga dy kanibalë në Rusi.

Fotografitë e tjera tregojnë trupin e saj të zbrazur, i cili u zbulua në qytetin e Nakhodka në rajonin lindor të Rusisë.

Policët u thirrën pasi banorët vunë re një qese plastike të mbuluar me gjak që ishte hedhur në një  vend pranë një blloku banesash, transmeton Indeksonline.

Kur policia hapi qesen gjetën pjesë të trupit të gruas. Koka, krahët, këmbët dhe disa pjesë të tjera ishin zhdukur.

Orë më vonë ata gjetën këmbët e viktimës në një depo të plehrave në afërsi.

Duke hetuar rastin ata zbuluan edhe tiganin ku ishin fërguar organet e gruas në fjalë. Përmbajtja thuhet të ketë qenë ende e nxehtë. Pronari i banesës, i identifikuar si Sergej Mokovets, 59 vjeç, dhe një mik i ri mashkull, emri i të cilit nuk është zbuluar, janë arrestuar.

Policia dyshon se ata ftuan viktimën në banesë për një pije para vrasjes së saj, duke ngrënë mëlçinë e saj për darkë dhe duke shpërndarë pjesën tjetër të trupit.

Viktima besohet të ketë qenë grua e moshës 40 vjeçare, emri i së cilës nuk u bë publik./Indeksonline/