12:30 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një i arrestuar për shitjen e narkotikëve në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit të tij dhe shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 130 euro para të gatshme, rreth 63 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe dy bimë të Kanabis Sativa.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar një person tjetër pasi tek i cili është gjetur rreth 1.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë që e kishte blerë nga i dyshuari.