12:22 / E Premte, 16 Shtator 2022 / k.v

Një i lënduar nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, policia jep detaje (Foto)

Një person është lënduar në aksidentin e ndodhur mes dy veturave në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

IndeksOnline pak më parë publikoi fotografitë nga aksidenti ku tani policia ka dhënë disa detaje përkitazi me rastin.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku janë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./IndeksOnline/