14:42 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin te “Kroi i mbretit”

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Lajmi për Indeksonlinen është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

”Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:15 në fshatin Komoran. Nga ky aksident një person e ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar. Në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura”, tha Hoxha.

Ndërkaq, Policia e Kosovës për shkak të numrit të madh të aksidenteve ka bërë apel te të gjithë drejtuesit e automjeteve që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes./Indeksonline/