23:25 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një i vdekur dhe një i lënduar nga përplasja e motoçikletës me veturë në Tiranë

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, pasi motoçikleta me të cilën ata udhëtonin është përplasur me një veturë të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Stavri Themeli”, kur motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.