11:34 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Një javë pas therjes me thikë, policia arreston 2 persona, në Prishtinë

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin e therjes me thikë, që ka ndodhur një javë më parë në qendër të Prishtinës.

Policia ka njoftuar sot se pas hetimeve të zhvilluara, dy persona kanë përfunduar në pranga pasi ata i kishin shkaktuar lëndime trupore viktimës duke e goditur me thikë.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 17 shtator, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kujdestar ata janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/