“Një kombëtare e dhuruan për ne, një për vete”, gazetari shqiptar me deklaratë të fortë para finales
Në prag të përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë në playoff, gazetari i njohur sportiv Gëzim Sinemati ka bërë një deklaratë të fortë.
I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Sinemati vlerësoi maksimalisht arritjet e futbollistëve kosovarë ndër vite, duke theksuar ndikimin e tyre në skenën ndërkombëtare, shkruan Indeksonline
“Ata janë treguar shumë të jashtëzakonshëm në futboll. Dhe nëse një ditë do të bëhet historia e tyre film. Ata një kombëtare na i kanë dhënë ne, një e kanë për vete. Dhe për vete janë shumë të vegjël në moshë, por kanë ikur përpara. Sot i kemi zili,” – u shpreh ai.
Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë para ndeshjes së shumëpritur që zhvillohet sonte në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45, ku pritet një atmosferë elektrizuese në stadium dhe interes i madh nga tifozët./Indeksonline/

