22:26 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Një korean e bën kahre Dortmundin, s’po ka “benzinë” për titull kjo skuadër

Borusia Dortmund është afër ta humbas titullin në Bundesliga. Skuadra lidere në Gjermani është mposhtur nga Augsburgu me rezultat 2-1.

Ji Dong Won ka shënuar dy golat për vendasit.

Alcacer ka shënuar golin e nderit për mysafirët. Në rast se Bayern fiton ndeshjen e radhës, atëherë dy skuadrat e para do të kenë pikë të barabarta.

Kujtojmë që Dortmund kishte diferencë prej 7 pikësh pak javë më parë në Bundesliga./Indeksonline/