23:14 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Një kosovar e kërcënon Barcelonën

Levante do të ndeshet me kampionin e Spanjës në fundjavë.

Barcelona është skuadra e vetme e pamposhtur në La Liga këtë stinor dhe synon ta përfundojë edicionin pa humbje.

Por, futbollisti shqiptar i Levantes, kundërshtarit të kësaj jave të katalanasve, Enis Bardhi thotë se ekipi i tij do të mundohet t’ia prishë këtë ecuri Barçës. Bardhi ka pasur një sezon mjaft të mirë me ekipin nga Valencia që para pak javësh ka siguruar mbijetesën.

“Kemi treguar se mund të fitojmë ndaj çdo ekipi dhe këtë do të mundohemi ta bëjmë edhe ndaj Barcelonës”, ka thënë Bardhi për kanalin televiziv të Levantes.

“Tani skuadra ka ndërruar mentalitetin dhe po luan me vetëbesim, që është shumë e rëndësishme në futboll. Jemi të kënaqur me trajnerin Paco Lopez, i cili po na ndihmon shumë”, ka theksuar ai.

Bardhi që ka zgjedhur të luajë me kombëtaren e Maqedonisë, është specialist i gjuajtjeve të lira dhe vetëm Lionel Messi ka realizuar më shumë gola sesa ai nga goditjet e lira në La Liga këtë sezon.