19:23 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Një lajm fantastik për tifozët e Manchester United vjen nga Parisi

PSG ka shënuar fitore në Ligue 1, por ka humbur sulmuesin më efikas të skuadrës.

Edinson Cavani ka pësuar një lëndim vetëm tri para ndeshjës në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester United.

Ylli i PSG-së u zëvendësua në pjesën e parë gjatë ndeshjës ndaj Bordeaux, pasi mori një lëndim në kofshë.

Ky lajm mirëpritet sigurisht nga fansat e Manchester United, ku përpos mungesës më shumë gjasë të Cavanit, do të mungoj edhe Neymar i cili përballet me dhjetë javë jashtë fushave.

Vlen të theksohet që pikërisht Cavani e shënoi golin e fitores dhe të vetmin në këtë takim. /IndeksOnline/