16:25 / E Diele, 16 Shkurt 2020

Një lugë mjaltë çdo natë para gjumit për lëkurë të pastër

Ka pak gjasa që një pjesë e mirë e juaja ta ketë zakon që çdo natë, para se të flejë, të hajë një lugë mjaltë. Por, ka shumë shanse që ta ktheni në rutinë, pasi të mësoni ç’ndodh me trupin tonë nëse konsumojmë mjaltë çdo mbrëmje.

1. Lëkurë e pastër

Mjalti është antioksidant perfekt, që do të thotë se e pastron trupin nga toksina të ndryshme. Si pasojë, vetitë e tij antibakteriale do të përmirësojnë ndjeshëm lëkurën tuaj.

2. Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse po mendoni se mjalti është armik për peshën tuaj, e keni gabim. Sheqeri që gjendet tek mjalti i duhet trupit. Mjalti rrit ndjeshëm imunitetin dhe përmirëson metabolizmin, që është elementi i parë për rënien e shëndetshme nga pesha.

3. Ul nivelin e yndyrave

Mjalti s’ka kolesterol. Përbërësit dhe vitaminat e tij kontribuojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

4. Forcon zemrën

Studimet kanë treguar se antioksidantët që gjenden tek mjalti, parandalojnë ngushtimin e arterieve. Mjafton të pini një gotë ujë, shoqëruar me një lugë mjaltë çdo mbrëmje dhe shanset e problemeve me zemrën, ulen.

5. Përmirëson kujtesën

Studime të tjera kanë provuar se mjalti ka aftësinë për të luftuar stresin dhe për pasojë, përmirëson ndjeshëm kujtesën. Kalçiumi që gjendet tek ai përthithet shpejt edhe nga truri, për të cilin ka efekt të dobishëm.

6. Bëni gjumë të mirë

Sheqeri që gjendet në mjaltë rrit nivelin e insulinës në gjak, që më pas çliron serotinin. Serotinina shndërrohet në melatonin, hormon ky që ndihmon në rritjen e cilësisë së gjumit.

7. Stomak i shëndetshëm

Rekomandohet që një lugë mjaltë të konsumohet edhe me një stomak bosh. Ky zakon i thjeshtë do t’ju ndihmonte të reduktonit shumë probleme me aparatin tretës. Përveç kësaj, mjalti në një stomak bosh ka fuqi të zhdukë mikrobet e dëmshme.

Mos i humb