17:45 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një metodë e lehtë për t’i pastruar tepihët e makinës

Pjesa më e madhe ku mblidhen mbeturinat në makinë janë tepihët ku vendosim këmbët.

Këta tepihë kanë një material më të vecantë dhe pastrimi i tyre bëhet një makth i vërtetë.

Megjithatë, edhe për këtë ka zgjidhje, së paku sipas një video të publikuar në internet.

Krejt cfarë duhet të keni është një furçë e fortë për të liruar papastërtinë e bllokuar nga tepihët

Furça duhet të jetë e fortë dhe e gjerë për t’ju lejuar të shpejtoni dhe në mënyrë efektive të pastroni makinën, shkruan IndeksOnline.

Siç theksohet tutje, ekzistojnë edhe brushat speciale të gomës që lehtësisht largojnë papastërtitë dhe ju mund t’i blini në dyqanet e makinave të pajisura mirë.

Nëse nuk keni një furçë të tillë, mund të përdorni edhe një furçë të vjetër të flokëve ose një krehër të fortë, si dhe brushat e pastrimit.

Ju gjithashtu mund të përdorni edhe furçat e përdorura për të pastruar kafshët, pasi që edhe ato me sukses të nxjerrin në sipërfaqe mbeturinat.

Për të parë se si mund ta bëni një gjë të tillë, më në detaje, shihni videon më poshtë: