09:24 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Një muaj larg BMW 7-shës së re

BMW ka konfirmuar se versioni i fundit i modelit të saj, BMW 7 do të jetë plotësisht elektrik.

Seria 7 do të jetë BMW-ja e parë që do të përdorë gjeneratën e re të motorëve të firmës, të zhvilluar në përputhje me rregulloret e emetimeve Euro 7.

Vetura e re elektrike do të përdorë sistemin e saj të gjeneratës së pestë eDrive, i cili aktualisht gjendet në SUV-in luksoz elektrik iX.

Prezantimi i saj do të bëhet pas një muaji, saktësisht me 20 prill./Indeksonline/