15:52 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / Zgjim Sefa

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për shkaktim të aksidentit ku mbeti i vdekur 26-vjeçari

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimimt në kohëzgjatje prej një muaji të dyshuarës Y.B,

Ajo dyshohet se më 26 shkurt 2024, në rrugën “Agim Ramadani”, ka shkaktuar aksidentin ku mbeti i vdekur këmbësori Sh.H (26-vjeçar).

Në vendim thuhet se e dyshuara ka vepruar në kundërshtim me rregulltat e trafikut rrugor, duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës dhe se si pasojë e kësaj, kishte goditur shtyllën e semaforit, e më pas shtylla kishte goditur tani të ndjerin Sh.H, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërkaq, për pretendimin e Prokurorisë lidhur me mundësinë e ndikimit të të dyshuarës Y.B., në prova apo dëshmitarë, sipas gjykatës janë pretendime të paarsyetuara dhe pararafrazim i dispozitave, pasi që në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nuk ceket se në cilin dëshmitar apo prova mund të ndikohet.

Me rastin e caktimi të masës së paraburgimit, mbrojtësi i të dyshuarës Y.B., avokati Nasuf Hasani tha se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatë të Apelit, me pretendimin se për rastin e ndodhur masa adekuate është arresti shtëpiak./Indeksonline/