17:57 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për babanë që mbyti të birin 14 vjeç

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit për Gani Bernjashin, babanë që mbyti dje të birin 14 vjeç në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka konfirmuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata.

“Po, është caktu masa e paraburgimit prej 1 muaji”, tha Shkodra për Express.

Ngjarja ndodhi për shkak se i mituri Luan Bernjashi i mori babait rreth 1 mijë euro, ai e rrahu aq keq dhe e la të mbyllur në dhomë, pa asnjë tretman mjekësor.

Luan Bernjashi ndërroi jetë pas 4 orëve, në orët e para të ditës së enjte.