16:20 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Një muaj paraburgim për personin që shiste substanca narkotike në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit P. T.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 13 gusht 2019, në ora 00:30 në lagjen “Lagjja e Dëshmorëve”, gjatë kontrollit të policisë tek i pandehuri në veturën e tipit “Alfa Romeo” janë gjetur substancë narkotike në qese, në sasi prej 163 gramë, 9.5 gramë dhe 7.5 gramë substancë Amfetatine, një peshore elektronike dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike.

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.