12:19 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Një nga deklaratat e fundit të Ivanoviq: Nuk frikësohem nga shqiptarët, por nga serbët

Oliver Ivanoviq e kishte shfaqur frikën e tij kohëve të fundit se mund të ndodhte diçka në Veri të Mitrovicës.

Madje ai kishte thënë se nuk ka frikë nga shqiptarët, por nga serbët. Këtë e kishte thënë në fushatën e fundit zgjedhore të zgjedhjeve lokale.

“Situata është keqësuar shumë. Bisedat e fundit që i kam zhvilluar me qindra serbë në Veri po më thonë se çështja e parë shqetësuese është siguria. Por, të kuptohemi se nuk është nga frika nga shqiptarët, por nga serbët në Veri” kishte thënë Ivanoviq në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale./Indeksonline/