16:13 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Një nga gjyqtarët më të mirë në botë referon ndeshjen Çeki – Kosovë

UEFA tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian Çeki – Kosovë.

Ai është italiani Gianluca Rocchi.

Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe Federata Evropiane e Futbollit, të delegoj njërin nga gjyqtarët më autoritativ në Evropë, shkruan Indeksonline.

Rocchi edicionin e kaluar referoi finalen e Ligës së Evropës në mes Arsenalit dhe Chelseat.

Italiani është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2008.

/Indeksonline/