75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 10 Janar 2025 / L K

Një nga lagjet më të bukura të Amerikës u fshi nga faqja e dheut, vetëm një pallat mbeti i paprekur!

Një ndërtesë shumëkatëshe pranë segmentit të autostradës së Bregut të Paqësorit që kalon nëpër periferitë e qytetit bregdetar të Malibu në kontenë e Los Anxhelosit i mbijetoi mrekullisht zjarrit Palisades që ka terrorizuar Perëndimin e Los Anxhelosit prej ditësh.

Mrekullia është edhe më e madhe sepse ndërtesat me të cilat është e rrethuar janë të gjitha të shkatërruara plotësisht.

Zjarri i Palisades që shpërtheu të martën në mëngjes ka djegur 8,053 hektarë dhe ka shkatërruar rreth 5,000 struktura.

NBC shkruan se zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll vetëm gjashtë për qind të zjarrit./Indeksonline/