14:30 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / MSH

“Një nga tërmetet më të forta të viteve të fundit”, ekspertja: Toka u zhvendos me 3 metra për disa sekonda

Turqia është një zonë sizmike, ndërsa është rritur frika se mund të ketë termete të tjera. Kujtojmë se tërmeti 7.7 ballë i mëngjesit të sotëm u pasua nga një tjetër i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë.

Por çfarë ndodhi sot në Turqi?

Ndodhi që ajo që ne e quajmë pllaka arabe të lëvizte rreth 3 metra përgjatë një drejtimi verilindje-jugperëndim në lidhje me pllakën e Anadollit. Po flasim për një strukturë në zonën kufitare mes kësaj bote, atë të pllakës arabe dhe asaj të pllakës së Anadollit.

Pllaka besohet se ka lëvizur për të paktën 150 kilometra me një zhvendosje edhe më shumë se tre metra. Gjithçka ndodhi në pak sekonda, duke shkaktuar një tërmet me magnitudë 7,8,-7,9 ballë.

Dy pllakat lëviznin në raport me njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera: është sikur Turqia të lëvizë në raport me pllakën arabe drejt jugperëndimit.

Aybige Akinci, studiuese turke në Ingv, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha se pllaka e Anadollit Anatolia u zhvendos me 3 metra pre në jugperëndim, duke rrëshqitur pranë pllakës arabe.

“Ndarja ishte e madhe,” shton Akinci. “Një gjatësi të mirë 150 kilometra. Tërmeti përfshiu një sipërfaqe prej qindra kilometrash katrorë”.

Tërmerti shkatërruar shtëpi dhe qytete në Turqi dhe Siri. Është ndjerë edhe në Liban dhe Qipro. Ka shkaktuar  28 goditje të njëpasnjëshme me intensitet të konsiderueshëm: me magnitudë më të madhe se 4.

Kryesorja, menjëherë pas goditjes së madhe prej orës 2:17 të mbrëmjes së djeshme, ishte me magnitudë 6.7 ballë. Një tërmet i dytë i madh, pak pas orës 11 të mëngjesit, ishte 7.5 ballë.

Sipas saj, lindja e vendit nuk është e kursyer nga rreziku sizmik, por konsiderohet më pak e rrezikshme se ajo perendimore.

Rikujtojmë se në Izmr, një tërmet me magnitudë 7.4 në vitin 1999 shkaktoi mëshumë  17 mijë viktima.