09:40 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Një paciente në gjendje të rëndë është në ventilim mekanik në QKUK

Një paciente e cila është infektuar me Covid-19, ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës  infektive dhe ka përkeqesim të gjendjes, është në ventilim mekanik.

Sipas raportit 24 orësh nga kjo klinikë, 43 raste janë duke u trajtuar ndërsa 10 të tjerë në pritje të rezultateve.

6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, transmeton IndeksOnline.

Vazhdojnë të jenë 3 infermiere, në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Njoftimi:

Raport 24 orësh nga Klinika Infektive

Në Klinikën Infektive, sot me 01/04/2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë.

Prej tyre, me Covid- 19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon;

Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqesim të gjendjes, është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitiv me Covid -19, vazhdojnë të jenë 3 infermiere, në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste -infektokoge