10:04 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Një person gjendet pa shenja jetë në Graçanicë, u gjetën disa armë afër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ka gjetur një person pa shenja jetë. Ndërkohë gjatë kontrollës në vendngjarje janë gjetur disa armë që dyshohet se janë të viktimës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës kanë gjetë dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka theksuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.