09:52 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Një person godet murin me veturë

Një person ka pësuar lëndime trupore në fshatin Piranë të Prizrenit, pasi i njëjti, derisa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një muri skaj rrugës.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar ngasësi, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit./Indeksonline/