23:28 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një person goditet nga vetura në qendër të Prizrenit (Foto)

Një person është goditur nga vetura në qendër të Prizrenit.

Indeksonline ka siguruar një fotografi nga vendi i ngjarjes ku janë mbledhur edhe shumë persona të tjerë përderisa disa mundohen t’i ofrojnë ndihmë.

Në vendin e ngjarjes ende nuk kanë arritur ekipet e emergjencës. Duhet përkujtuar që muajt e fundit numri i aksidenteve ka qenë i shtuar në vend./Indeksonline/