21:05 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një person i lënduar nga aksidenti në Mitrovicë

Një person është lënduar si pasoj e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në Mitrovicë.

Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

“Në aksident trafiku të ndodhur rreth orës 19:00,  në rrugën ” Safet Boletini” në  Mitrovicë ( afër shf Migjeni),  të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime”, ka thënë zëdhënësi i Policisë se Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti./IndeksOnline/