23:01 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një person i vdekur dhe 157 të tjerë të lënduar si pasojë e daljes nga pista të aeroplanit në Turqi

Një person ka vdekur si pasojë e daljes nga pista të aeroplanit të kompanisë’ Pegasus Airlines’ në Turqi.

Përpos kësaj numri i të lënduarve nga ky aksident është rritur duke shkuar kështu në 157, transmeton Indeksonline.

Pas daljes nga pista ky aeroplan u nda në dysh ku më pas shpërtheu edhe zjarr në të.

Aeroplani mbërriti nga qyteti i Izmirit dhe zbarkoi në mot të keq në aeroportin e Stambollit ‘Sabiha Gokçen’.

Si pasojë e kësaj ngjarje shumë të rëndë në aeroportin e Stambollit janë anuluar të gjitha fluturimet, teksa ka filluar edhe një hetim lidhur me rastin./Indeksonline/