10:34 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një person pengon policinë gjatë arrestimit të vëllait të tij, në Ferizaj

Një person, në Ferizaj, është arrestuar, pasi ai ka kryer pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin, i cili ka ndodhur dje në orën 16:00, në Ferizaj.

Është  arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar ,pasi që ai ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, të cilët  kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për t’ia arrestuar vëllanë. Nga i dyshuari është konfiskuar një mjet i mprehtë –thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari  lirohet dhe rasti çohet në procedurë të rregullt” , thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/