18:16 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Një person pa shenja jete në qendër të Prizrenit, policia jep detaje

Një person i moshës 61 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në qendër të Prizrenit, saktësisht në pjesën e njohur si ‘Marash’.

Rastin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Policia e Prizrenit në orën 15:40 minuta ka pranuar informacionin se një person i moshës 61 vjeçare është gjetur pa shenja jete” ,ka thënë Berisha.

Sipas tij në bazë të informacioneve të para rasti nuk ka të bëjë  me ndonjë përdorim dhune apo diçka të  ngjashme dhe në bazë të deklaratave të dëshmitareve ky i fundit kishte pasur probleme shëndetësore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante bashkë me Prokurorin dhe sipas të gjitha informacioneve nuk ka indikacione për përdorim dhune apo diçka të ngjashme. Sipas dëshmitarëve besohet se i njëjti ka pasur probleme shëndetësore. Megjithatë hetuesit do të merren me rastin dhe trupi i pajetë do të shkojë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”,ka përfunduar Berisha./Indeksonline/