09:30 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / OSH

Një person tentoi ta rrëmbej një burrë në Gjilan

Në Gjilan është tentuar të rrëmbehet një person.

Siç njofton policia përmes raportit, rastin e ka raportuar një burrë i cili ka thënë se derisa ka qenë në rrugë, një i dyshuar duke e kapur për dore ka tentuar ta fusë në veturën e tij.

Viktima ka arritur të largohet dhe të futet në një lokal.

Rasti vazhdon të hetohet.