19:03 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Një person theret me thikë në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Dy persona janë përleshur ndërmjet veti në Lagjen “Dardania” në Prishtinë, ndërkohë që në përleshje e sipër, njëri prej të dyshuarve ka nxjerrë thikën dhe ka therë personin tjetër, duke i shkaktuar plagë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në  informacionet e para, dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, theksoi Ahmeti.