14:34 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Një personi në Ferizaj i vidhen 600 euro, nën kërcënimin e armës

Viktima ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh në Ferizaj, tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armëve të ftohta-thikë ia kanë grabitur 600 euro.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/